Real Madrid ka siguruar fitoren e dytë radhazi në kampionatin spanjoll, teksa ka mundur me shifrat 2-0 Real Sociedad për të bërë hapa të rëndësishëm drejt kreut të renditjes së kampionatit.
Në një ndeshje shumë të luftuar në “Anoeta”, të dy skuadrat prodhuan lojë dhe raste, por asnjë nuk dukej në gjendje që të gjente rrugën e rrjetës.
Madrilenët ia dolën të gjenin golin e avantazhit në minutën e 58 të sfidës, pas një penalltie të transformuar saktësisht nga Vinicius i cili mbetet zgjedhje e parë për skuadrën e Ançelotit për goditje të tilla.
Në minutën e 75-të, te pika e bardhë u shfaq edhe Mbape, i cili ekzekutoi një penallti të dytë për skuadrën e tij, duke dyfishuar shifrat që rezistuan deri në fund.
Kështu, Reali mori tre pikë që e çuan në kuotën e 11 pikëve në kampionat, duke iu afruar kreut që mbahet nga Barcelona me 12 të tilla, por këta të fundit me një ndeshje më pak.
Në përfundim të sfidës jo shumë i kënaqur, pavarësisht fitores ishte tekniku Italian i mbretërorëve, Carlo Ancelotti:
“Ishte një ndeshje shumë e komplikuar, me lojën që dhuruan të dyja skuadrat, ndoshta mund të them se mund të mos e meritonim fitoren.
Sakrifica e madhe e lojtarëve tanë bëri që të dilnim nga kjo sfidë me maksimumin e pikëve, por jo gjithmonë mund të fitojmë duke zhvilluar të tillë performance”, theksoi i shqetësuar Ancelotti.