Reali i Madridit e nisi vitin 2018-të me një barazim 2-2. Los Blancos u ndalën nga Villareal në sfidën e prapambetur të javës së 17-të që u shty për shkak të pjesëmarrjes së Realit të Botërorin e klubeve. Një barazim që djeg në kampin e skuadrës së Santiago Solarit pasi diferenca me Barcelonën kryesuese shkon në 7 pikë, ndërkohë që Los Blancos ta çonin në -5.
Golit të shpejtë të veteranit të nëndetses së verdhë Santi Cazorla iu përgjigjën në 20 minutat e para Benzema dhe Varane me golat e tyre me kokë, por nuk ishte e thënë që Reali ta niste vitin me fitore pasi në minutën e 86-të, Santi Cazorla shënoi me kokë golin e barazimit 2-2, me këtë të fundit që edhe pse shtatshkurtër ia kaloi topin poshtë këmbëve portierit belg Thibaut Courtois.





