Julen Lopetegui do të shkarkohet dhe në vend të tij do të vijë Antonio Konte, i cili pritet në Madrid ditën e hënë. Lajmin e bëjnë të ditur mediat spanjolle që e quajnë të mbyllur akordin, por “dushi i ftohtë” për madrilenët vjen nga vëllai i trajnerit italian, Xhanluka, i cili ka deklaruar:

“Antonio është me pushime dhe nuk ka marrë asnjë telefonatë nga Reali. Po flasim për një klub të madh, por nuk ka asnjë kontakt mes palëve”.

Antonio Konte është gati për një përvojë të re. Pas të vëllait, lajmin e ka konfirmuar Masimo Karrera, ishasistent, por edhe mik i ngushtë i trajnerit, i cili ka deklaruar: 

“Folëm para një jave. Ai vijon të jetojë në Londër. Më sa kuptova, është gati të marrë një skuadër. Antonio mund të revolucionarizojë një ekip brenda 24 orësh, sepse i ka të gjitha karakteristikat e nevojshme për të bërë diçka të tillë. Normalisht që fjala e fundit di t’i takonte Kontes, por kushdo që e merr, nuk do të pendohej”.

Në këtë situatë, emri i tij vendosët mes kandidatëve për stolin e Milanit, pavarësisht se kostot e operacionit duken disi të larta për mundësitë e kuqezinjve.

Paga e ish-teknikut të Çelsit është një pengesë jo e vogël, por në rast se Gatuzo vazhdon të paraqesë uljengritje rezultatesh, vështirë se do ta ruante vendin e punës.