Eden Hazard nuk do të transferohet te Reali i Madridit në këtë merkato. Edhe pse pritej të ishte belgu i Chelsea-it i cili shkëlqeu në Kupën e Botës, goditja e madhe e Realit, nuk do të ndodhë kështu për një arsye kryesore dhe kjo arsye quhet Isco.

Trajneri i ri Julen Lopetegui ua ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se nuk ka nevojë për një lojtar si Hazard pasi në skuadër ka një tjetër yll si Isco i cili ka shumë ngjashmëri në lojë me lojtarin e Chelsea-it.

Lopetegui di të marrë më të mirën nga Isco dhe kjo është vënë re në përfaqësuesen spanjolle, prandaj trajneri i ri pritet t’i japë më shumë përgjegjësi ish lojtarit të Malagas i cili mund të shndërrohet në liderin e ri të Los Blancos. Isco luan shumë mirë si mesfushor ofensiv pas 2 sulmuesve por edhe anësor sulmi dhe Lopetegui mendon se më të dhe në pozicionin që ai do ta vendosë në fushë, spanjolli do të shënojë shumë më tepër gola në sezonin e ri.

Edhe Bale pritet të ketë shumë protagonizëm në skuadër pas largimit të CR7-ës ndërsa do të aktivizohet më tepër si titullar Asensio.

Përsa i përket Hazard, Chelsea pritet t’i ofrojë rinovimin belgut me një kontratë faraonike e cila parashikon që Hazard të mbajë edhe shiritin e kapitenit te Blutë e Londrës.