Çdo merkato verore, një nga emrat më të nxehtë është ai mesfushorit të Lacios, Sergej Milinkoviç Saviç.Serbi që është pjesë e Lacios, është kërkuar nga shumë klube, por Lotito presidenti lacial, ka refuzuar ofertat. Italiani ka kërkuar maksimumin nga kartoni i lojtarit, por duket se ofertës së Realit do të jetë i vështirë t’i thotë jo.

Siç raporton “Don Balon”, Reali është gati të bëjë një ofertë oprej 105 milionë eurosh dhe ta transferoj serbin në Madrid.Milinkoviç-Saviç është një  nga lojtarët më të mirë të Serisë A, i cili edhe pse është mesfushor shënon shumë shpesh për skuadrën e tij, Madje ndaj skuadrave të mëdha, ai shndërrohet, duke bëri paraqitje të mrekullueshme.Tashmë mbetet të shihet se nëse oferta e Realit do të bëhet zyrtare, që të nisin kontaktet zyrtare mes palëve.