Reali i Madridit doli fitimtar në aktin e parë të gjysmëfinales në Champions League, përballë Bajernit të Mynihut. Madrilenët përmbysën rezultatin, dhe në fund e mbylli me shifrat 1-2.

Ishte Kimish ai që zhbllokoi shifrat, në minutën e 28-të, pas një përgjumje të lojtarëve të Realit. Por, pak sekonda para mbylljes së pjesës së parë, ishte Marselo që me një të majtë të bukur, barazoi shifrat.

Më pas, në të dytën, pas një gabimi të Rafinjas, Reali përfitoi më së miri dhe me një kundërsulm vrasës shënoi me Asension. Bajerni u penalizua dhe nga dëmtimet në këtë sfidë, me Roben dhe Boateng që lanë fushën e lojës të dëmtuar. Tashmë, gjithçka do të vendoset në gjysmëfinalen e kthimit në Bernabeu.