GJERMANI, 24 prill 2013 – Borusia e Dortmundit shkatërron Realin e Madridit 4-1, ashtu si një ditë më parë ekipi tjetër gjerman Bajerni i Mynihut mposhti me goleadë skuadrën e Barcelonës. Reali arriti të kundërpërgjigjej vetëm gjatë pjesës së parë, kur pas golit të parë të Borusias erdhi përgjigja e Cristiano Ronaldos, i cili vendosi baraspeshën në pjesën e parë. Në pjesën e dytë Borusia mori “frenat” e lojës duke shënuar edhe tri herë të tjera.

Në të dy sfidat gjermano-spanjolle, të parët kanë dalë fitues duke treguar kështu se ndoshta futbolli spanjoll nuk do të jetë më dominuesi në Europë. Ndërsa shumë parashikonin një sfidë Bajern – Real në finale Borusia mposhti edhe më kritikët me fitoren e natës së sotme. A do të jetë ky fundi i ekipeve të yjeve spanjollë dhe rilindja e skuadrave gjermane? Kjo mbetet për t’u parë në vijim.

/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/