Në Spitalin Rajonal Memorial të Fierit është realizuar me sukses një ndërhyrje e kompleksit të lartë, nga personeli i Shërbimit të Kirurgjisë Urologjike.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili ka shprehur mirënjohjen ekipit të mjekëve kirurgë.
“Një ndërhyrje e kompleksitetit të lartë është realizuar me sukses nga personeli i Shërbimit të Kirurgjisë Urologjike në Spitalin Rajonal Memorial Fier, tek një pacient 74 vjeçar nga Fieri. Falë bashkëpunimit të shërbimit ambulator, të shërbimit të imazherisë së avancuar dhe të shërbimit të urologjisë u realizua në kohë diagnostikimi i rastit dhe realizimi i ndërhyrjes së vështirë nefrektomi totale. Mirënjohje ekipit të mjekëve kirurgë në Spitalin Memorial, dr. Mehmet Karadayi, dr. Gunhan Can, dr. Mario Shehu si dhe personelit infermieror që asistuan gjatë ndërhyrjes urologjike, Xhesi Hoxha, Aulona Muçaj dhe Denisa Paja”, shkruan Rama.