Skulptori i njohur Idriz Balani ka realizuar paraditen e sotme pastrimin dhe lyrjen me dyll të dy skulpturave të tij kushtuar dy personaliteteve të F.S.Nolit dhe Sabri Tuçit.

Pastrimi i bustit të klerikut të njohur dhe personalitetit të letrave shqipe F.S.Nolit ka përkuar me ditëlindjen e këtij të fundit 6 janar 1882. Ndërkohë të njëjtit proces i është nënshtruar edhe busti i artistit të njohur durrsak Sabri Tuçi.

Sipas Balanit ky proces realizohet për ti mbajtur skulpturat në gjendje të mirë dhe për të tërhequr më shumë vëmendjen e vizitorëve, turistëve por edhe kureshtarëve.