Shumica e vajzave zgjedhin që fustanin e nusërisë ta kenë copë mëndafshi apo dantellë, por një grua në veriperëndim të Kinës ka habitur miliona njerëz pasi ka krijuar një fustan me thasë çimentoje.

Tan Lili prodhoi të gjithë fustanin, së bashku me kapelen, me 40 thasë çimentoje të hedhura pas përdorimit të çimentos për të rregulluar shtëpinë e saj në një fshat në qytetin Longnan.

28-vjeçarja e talentuar është fermere dhe kurrë nuk ka ndjekur një shkollë dizanji, ajo e krijoi fustanin gatë një dite me shi.