Tiranë, 28 korrik 2014 – Të martën mblidhet grupi parlamentar i Partisë Socialiste, në të cilin 5 deputetët socialistë që bojkotuan seancën parlamentare do të përballen me kryeministrin Rama dhe qëndrimin e grupit.

Në mbledhje pritet të ketë debate për bojkotin e deputetëve në javën e kaluar.

Tom Doshi, Armando Prenga, Mark Frroku, Pjerin Ndreu dhe Parid Cara i dërguan një mesazh të qartë presioni kryeministrit Rama me mungesën e tyre në seancën e kaluar.

Projektligji për KLD dhe 3 projektligje të tjera që kërkonin 84 vota u shtynë për në seancën e rradhës. Disa prej deputetëve i kanë shprehur hapur në publik pakënaqësitë e tyre për ministrat dhe reformën teritoriale. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/