Detaje të tjera kanë dalë rreth kryengritjes së ndërprerë nga Wagner fundjavën e kaluar në Rusi, ku po bëhet e qartë se disa zyrtarë rusë dhe agjenci të huaja të inteligjencës e dinin paraprakisht për të. Mes tyre ishte dhe gjenerali rus, Sergey Surovikin, i zhdukur prej ditësh, i cili ishte një anëtar sekret ‘VIP’ i kompanisë ushtarake private Wagner.
Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, gjenerali rus ishte anëtari i fshehtë’ VIP’ i Wagner. Suroviki nuk është parë që nga kryengritja e Wagnerit gjatë fundjavës së kaluar dhe sipas analistëve ai ka pasur njohur për rebelimin e mercenarëve.
Nga disa dokumente të reja që po qarkullojnë nëpër media pretendohet se gjenerali rus, Sergey Surovikin i cili është zhdukur prej ditësh, ishte një anëtar sekret VIP i kompanisë ushtarake private Wagner. Dokumentet, të marra nga qendra hetimore ruse e dosjeve, treguan se Surovikin kishte një numër regjistrimi personal me Wagner, raporton CNN.
Ai renditet së bashku me të paktën 30 zyrtarë të tjerë të lartë të ushtrisë dhe inteligjencës ruse, të cilët Qendra e Dossier deklaron se janë gjithashtu anëtarë VIP Wagner.