Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka folur me homologun e tij amerikan Joe Biden për zhvillimet në Rusi, ku mercenarët e Wagner u ngritën kundër pushtetit të Vladimir Putin.
Gjatë telefonatës, presidenti ukrainas tha se rebelimi i shkurtër, gjatë të cilit trupat e Wagner u drejtuan për në Moskë kishte ekspozuar dobësinë e sundimit të Vladimir Putin.
Zelensky vijoi duke bërë thirrje që të ushtrohet presion global ndaj Rusisë pas zhvillimeve të fundit për shkak të shfaqjes së dobësive nga kjo e fundit.
Ai tha gjithashtu se ai dhe presidenti i SHBA-së kishin diskutuar zgjerimin e bashkëpunimit të mbrojtjes, me theks tek armët me rreze të gjatë.