Një grup të burgosurish kanë kapur pengje në një burg në rajonin e Volgogradit të Rusisë, kanë thënë media shtetërore.
Të paktën një anëtar i stafit të burgut është vrarë, por raportohet se numri i viktimave mund të rritet, raporton skynews.
Ata që mbahen peng janë punonjës të burgjeve dhe po merren masa për lirimin e tyre, tha shërbimi i burgjeve. Ai shtoi se ka “viktima”.
Të paktën tre të burgosur janë të përfshirë në sulm, sipas agjencisë së lajmeve TASS.
Burgu, i cili ndodhet në qytetin e Surovikino, është përcaktuar si një çeli penale e “regjimit të ashpër”.
Ka kapacitetin për të mbajtur deri në 1241 të burgosur meshkuj.
Ndryshe, në një prej qelive ruse ka vdekur edhe opozitari, Alexei Navaln.