27 maj 2014 – Të gjithë duam të dobësohemi dhe të kemi një fizik të mirë, veçanërisht tani që stina e verës po afron. Përveç dietave të shumta dhe ushtrimeve fizike që mund të bëni, ekziston një recetë, të cilën ju mund ta përdorni për të marrë rezultatet e dëshiruara dhe të largoni dhjamin në bel.
Ja se çfarë përmban kjo recetë:
8 gota ujë
1 lugë të çajit me rrënjë të grimcuar të xhenxhefilit
1 trangull të freskët të madhësisë mesatare, të qëruar dhe të prerë në feta të holla
1 limon të madhësisë mesatare, të prerë në feta
12 gjethe të mentës
Përbërësit e përmendur i përzieni me ujë. I lini të qëndrojnë gjatë natës për ta lëshuar aromën dhe e konsumoni ditën e ardhshme.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





