11 mars 2015 – Viti 2015 është konsideruar si viti i prodhimit të veshjeve, jo vetëm për të mbushur garderobën, por edhe për t’u kujdesur për shëndetin. Shkencëtarët po krijojnë veshje dhe këpucë, të cilat do të monitorojnë gjendjen shëndetësore të individit.

Inovacioni më i fundit janë reçipetat, të cilat do të ndihmojnë në parandalimin ose zbulimin në kohë të kancerit të gjirit. Gjithashtu janë krijuar dhe veshje të tjera, si bluza, çorape të cilat do të ndihmojnë për të matur qarkullimin e gjakut në trup. Këto veshje do të jenë një ndihmesë e madhe për të kontrolluar shëndetin. “Pajisjet që kontrollojnë shëndetin tuaj, janë në brendësi të të këtyre veshjeve dhe nuk janë aspak të dukshme”, shprehet studiuesja Caroline Till për “Daily Mail”.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/