Ushtruesi i detyrës së ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe, ka zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti, ku në fokus të diskutimit ka qenë situata e tensionuar e krijuar prej disa ditësh në kufij me Serbinë, për shkak të vendosjes së reciprocitetit të targës.
Pas takimit me Kurtin, përmes një postimi në “Twitter”, Giacobbe shkruan se kanë biseduar për rëndësinë e riangazhimit në dialogun Kosovë-Serbi, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, si dhe zgjidhjen e çështjes së targave.
“Nevojiten hapa të menjëhershëm për të zvogëluar tensionet. Veprimet mund të kenë pasoja të padëshiruara që ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve”, ka shkruar Giacobbe.





