Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me reciprocitetin e targave mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama i jep të drejtë Kosovës, por sugjeron që të shmanget bumerangu i ngrirjes së konfliktit.

Sipas tij Kosova duhet të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë dhe BE-ja të ndërmjetësojë.

“Kosova e ngre problemin me plot të drejtë.Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%). Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë” – shkruan Rama.