Angli, 13 prill 2014 – Një britanik fluturoi me makinën e tij Ford Focus nga një shkëmb, duke rënë jo pak por 24 metra poshtë në breg, por arriti të shpëtojë pa ndonjë plagë të rëndë.
Shoferi , emri i të cilit nuk bëhet i ditur, po lëvizte në autostradën A259, në Sussex, Angli me shpejtësi të madhe. Ai kapërceu me makinë betonin e shëtitores dhe ra poshtë në breg.
Por pavarësisht lartësisë, ai doli pa probleme nga makina dhe eci deri tek baza më e afërt e shërbimit të emergjencës. Kur u paraqit para punonjësve të shërbimit të emergjencës ai ishte aq mirë sa bëri dhe shaka me ta.
“Sapo kisha pirë një RedBull dhe ai më bëri me krahë,” tha burri. Ngjarja u regjistrua rreth mesnatës së të shtunës dhe makina u ngrit me karrotrec vetëm mëngjesin e sotëm.
Nuk dihet tashmë nëse protagonisti i këtij aksidenti të rëndë, por që shpëtoi pa “lagur” do të pijë apo jo sërish RedBull në të ardhmen.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





