Krimet e Rënda e kanë konsideruar të ligjshëm arrestimit e Redjan Rrajas, duke caktuar ndaj tij masën e "arrestit me burg".
34-vjeçari Rraja u arrestua një ditë më parë si një nga autorët e dyshuar të atentatit ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, shoferit të tij, Andi Maloku, dhe Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muharremit, i njohur edhe si "Rrumi".
Nga ana tjetër, mësohet se 34-vjeçari ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se nuk e njeh prokurorin apo dy personat e tjerë që ishin në makinë.
"Nuk kam lidhje me ngjarjen ku ka mbetur i plagosur prokurori dhe dy persona të tjerë. Nuk i njoh personat e përfshirë, ngjarjen e mësova nga mediat. Ditën kur ka ndodhur ngjarja kam qenë duke përshkruar itinerarin që bëj gjithmonë në Tiranë-Durrës-Fushë Krujë."
Ndaj tij rëndon akuza për veprat penale “vrasje e funksionarëve publikë”, “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.





