I ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, këngëtari i njohur dhe autori i shumë këngëve, Redon Makashi ka treguar se si e sheh ai muzikën e ditëve të sotme.
Makashi foli mbi diferencat që ka mes muzikës live dhe asaj që është e regjistruar në studio.
Redon Makashi: Këto pseudoartistë janë në luftë me vetveten sepse nuk kanë identitet.
Arjola Shehu: Kur thua pseudoartistë për çfarë e ke fjalën?
Redon Makashi: Njerëz që janë si kërpudhat masive, që lindin për një muaj apo për një vit, qoftë edhe për pesë vite se varet si e mbajnë veten, me çfarë fondesh. Puna është kur del në skenë. Unë kanë parë disa këngëtare që dalin me inçizime dhe kur i kam parë live kam majtur barkun me dorë duke qeshur. Ndryshe është me brezin tonë, ne kemi marrë një kulturë tjetër.





