Redon Makashi ka reaguar pas ndarjes nga jeta të babait të tij, aktorit të kinematografisë shqiptare, Fitim Makashi.
Në një postim në Instagram ai njoftoi orarin dhe vendin ku do të mbahen homazhet për aktorin e mirënjohur shqiptar.
Postimi i Redon Makashit:
Me dhimbje të thellë njoftoj ndarjen nga jeta të babait tim, artistit Fitim Makashi.
Homazhet në nderim të tij do të mbahen nga ora 11:00 – 13:00, pranë Art Turbina.
Ceremonia e varrimit do të zhvillohet ne Varrezat e Sharrës, Tiranë.
Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe ngushëllimet.
U prehtë nё paqe





