Harta e përmbytjeve në Bashkinë Shkodër është reduktuar, nga 1020 hektarë toke të përmbytur dje, ditën e sotme ka rënë në 500 hektarë sipërfaqja e përmbytur. Të gjithë hektarët e përmbytur i përkasin Njësisë Administrative Ana e Malit.
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallëkut) shënon kuotën 5.60 m, e pandryshuar me ditën e djeshme (kuota maksimale 7.50 m).
Niveli i liqenit (hidrometri ura e Bunës) shënon 7.98 m ka rënie me 12 cm me ditën e djeshme (kuota maksimale 8.70 m).
Rruga e Obotit nuk ka prezencë uji, ndërsa ujësjellësi Oblika 1 është vënë në funksion.