TIRANE, 21 shkurt 2013– Kryeqytetin shqiptar do ta vizitojë sot Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë Philip Reeker.
Axhenda e vizitës dy ditore përfshin takimet me zyrtarët më të lartë të shtetit. Së pari, Reeker do të takohet Ministrin e Jashtëm Edmond Panariti, me të cilin pritet të ketë një diskutim të gjatë.
Zyrtari amerikan gjithashtu do të takohet edhe me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Sali Berisha, dhe kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama.
Reeker pritet ta fokusojë vëmendjen tek zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit ashtu sikurse edhe tek shqetësimi i Uashingtonit për çështjen e rritjes së dozave të nacionalizmit dhe retorikës së ashpër me fqinjët nga ana e autoriteteve shqiptare.