TIRANE, 22 shkurt 2013– Ministri i Punëve të Jashtme z. Edmond Panariti priti në një takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, z. Phlip Reeker.

Të dy bashkëbiseduesit konfirmuan nivelin e shkëlqyer strategjik të marrëdhenieve ndërmjet dy vendeve si në aspektin dypalësh ashtu edhe në atë shumëpalësh si dhe vlerësuan edhe një herë dimensionin e bashkëpunimit të suksesshëm mes dy vendeve në përballimin e sfidave të sigurisë globale edhe në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë  e intensifikimit të shkëmbimeve politike dhe u ndalën veçanërisht në rritjen e pranisë së biznesit Amerikan në Shqipëri dhe në rajon.

Në takim u disktua dhe për zhvillimet në rajon ku u theksua edhe një herë rëndësia e ekzistencës së frymës së dialogut dhe bashkëpunimit në shërbim të paqes, stabilitetit dhe perspektivës Europiane të Vendeve të Ballkanit Perëndimor.