AFRIKE E JUGUT, 24 shkurt 2013 – Reeva Steenkamp, modelja bukuroshe që u vra ditën e Shën Valentinit nga i dashuri i saj Oscar Pistorius, shkonte e qeshur drejt vdekjes. Pamjet filmike të shfaqura në programin investigativ “Letra të bardha”, të një televizioni afrikano jugor shfaqin një Reeva të qeshur, ndërsa mbërrin në shtëpinë e të dashurit të saj pasditen e 13 shkurtit, në 18.00,pak orë para vrasjes së saj.  

Në fotot e shkëputura nga video e sigurisë, e vendosur në portën hyrëse të shtëpisë së Pistorius, duket Reeva, në makinën e saj Mini Cooper, ndërsa pret të futet brenda shtëpisë së atletit.

Vetëm pak orë më vonë modelja 30 vjeçare do të gjendej e vdekur, ndërkohë që i dashuri i saj mbrohet me tezën se shtiu mbi të ngaqë kujtoi se ishte një hajdut. Oscar Pistorius është liruar me kusht, ndërkohë që gjyqi ndaj tij pritet të nisë në muajin qershor.   

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/