1470 anëtarë të Partisë Demokratike në Durrës nga 2700 që janë në total, kanë marrë pjesë deri tani në votimin për referendumin e shkarkimit të kryetarit të PD-së Luzim Basha.
E përkthyer në përqindje është 54% e anëtarësisë, shifër kjo më e lartë se në zgjedhjet për kryetarin e PD në zgjedhjet e qershorit.
Ndërkohë në degën e Partisë Demokratike në Shijak, deri në orën 15:00 kanë votuar 50% e anëtarësisë, e përkthyer në vota janë 400 demokratë votues nga 800 anëtarë që janë në total.