Kryetari i Komisionit të Votimit Loritan Prifti, bën të ditur gjatë një interviste për “DurrësLajm” se deri në orën 12.00 kanë votuar pranë kësaj qendra 870 anëtarë të Partisë Demokratike, ndërsa në qendrën e votimit në Sukth janë 250 anëtarë që kanë marrë pjesë në referendum.
Sipas Priftit, deri tani pjesëmarrja ka qenë e jashtëzakonshme, ndërsa mbarëvajtja shumë e mirë, ndërkohë që po votojnë me kartë anëtarësie dhe kartë identiteti, që ishin fshirë kohë më parë nga listat e anëtarësisë nga kryetari Lulzim Basha.
Ditën e sotme janë ftuar të votojnë 2700 demokratë të Durrësit, të cilët u janë drejtuar 2 qendrave të votimit në Qendrën Kulturore “Aleksandër Moisiu” dhe në atë të ngritur në Sukth.