Pas referendumit të mbajtur këtë të diel, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në një konferenc për shtyp ka deklaruar se respekton vullnetin e qytetarëve dhe se çështja do t’i kalojë Kuvendit dhe nëse ai nuk e zgjidh, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Dhe nëse Kuvendi nuk e zgjidh, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, ka paralajmëruar kryeministri.

Zaev e ka quajtur referendumin e sotëm si të suksesshëm edhe pse pjesëmarrja nuk ka qenë e kënaqshme.