Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian, respektivisht Donald Lu dhe Romana Vlahutin, kanë zhvilluar një takim për rreth 90 minuta me Fatmir Xhafën, kryetarin e Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore. Pas takimit, askush nuk është prononcuar për mediat, por mësohet se bisedimet janë përqëndruar tek paketa ligjore e reformës në drejtësi.

Më herët, ambasadorët Lu dhe Vlahutin kishin takuar edhe liderin e opozitës Lulzim Basha.