TIRANE, 24 gusht 2013 – Anëtari i Lëvizjes Socialiste për Integim, Nasip Naço, ka pritur në një takim ambasadorin amerikan, Aleksandër Arvizu, në selinë e LSI-së.

Nasip Naço dhe ambasaori amerikan Arvizu, kanë diskutuar në takimin mes tyre për forcimin e bashkëpunimit midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë në fushën e drejtësisë.

Naço është shprehur se duhet të përshpejtohenreformat e nisura nga ekspertët e OPDAT dhe ICITAP.

Të dy pjesëmarrësit në takim kanë biseduar mes tyre dhe kanë rënë dakort për rritjen e koordinimimit për reformat në Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe në sistemin e burgjeve.

“Qëllimi ynë është lufta pa kompromis ndaj korrupsionit”, u shpreh Nasip Naço.

Ndërsa ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu ka premtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë pranë të gjithë institucioneve shqiptare për një luftë reale kumdër krimit të organizuar e korrupsionit.