Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar me një komunikatë për mediat pas deklaratës së bërë nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha lidhur me propozimin më të fundit të ndërkombëtarëve për arritjen e konsensusit mazhorancë-opozitë.

Në komunikatën e zyrës së BE-së shprehet keqardhje për refuzimin e këtij propozimi nga lidershipi i PD-së.

http://ads.panorama.com.al/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=62&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Freforma-ne-drejtesi-delegacioni-i-be-se-reagon-pas-deklarates-se-bashes%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F&cb=2ef70b65be

DEKLARATA

Na vjen keq që lidershipi i Partisë Demokratike e refuzoi propozimin për kompromis.
Besueshmëria e reformës në drejtësi varet përgjithësisht nga besueshmëria e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Për ta garantuar këtë, një rol i kufizuar specifik i komunitetit ndërkombëtar përmes Operacionit Ndërkombëtar Monitorues është thelbësor.

Kjo përputhet plotësisht me Opinionin e Komisionit të Venecias që e parashikon këtë rol për Operacionin Ndërkombëtar Monitorues. Propozimi aktual për kompromis reflekton pozicionin tonë të qartë që komuniteti ndërkombëtar duhet të sigurojë monitorim të fuqishëm për të garantuar besueshmërinë e procesit, përfshirë pre-vetingun e anëtarëve të organeve të vetingut, duke dhënë, sipas rastit, rekomandime negative. Komuniteti ndërkombëtar nuk ka sugjeruar kurrë pasjen e ndonjë pushteti ekzekutiv, meqë është thelbësore që autoritetet shqiptare të ruajnë zotërimin e plotë.

Tani negociatat duhet të mbërrijnë në një konkluzion pozitiv. Kjo do të diskutohet gjithashtu nga Zëvendës Sekretaria e Përgjithshme e Shërbimit Evropian të Aksionit të Jashtëm Helga Schmid gjatë vizitës së saj në Shqipëri sot dhe nesër.