Ekspertët e Komisionit të Venecias kanë nisur takimet me ekspertët e mazhorancës për draftin e propozuar për reformën në drejtësi. Ndërkohë, pasdite vonë ata do të zhvillojnë edhe një takim me ekspertët e opozitës, për të diskutuar në lidhje me propozimet e tyre për reformën.

Pas takimeve, ekspertët e Komisionit të Venecias do të dalin në një konferecnë për shtyp, ndërsa raporti i plotë do të dalë në muajin mars.