Gerd Hoxha, kryetari i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, ka deklaruar sot se reformimi i sistemit të drejtësisë ishte i nevojshëm, por miratimi i tij duhet bërë nga politika dhe jo nga ekspertët.
“Shqiptarët duan reform dhe e duan sa më shpejt të jetë e mundur, – ka thënë Hoxha. – Edhe gjyqtarët e duan. Por, varet nga mënyra se si do të sillen ata persona që po e bëjnë këtë reformë. Jemi republikë parlamentare, reforma do të miratohet nga politikanë dhe jo ekspertë. Ne na mbetet vetëm të presim dhe të shohim.”
Marrë me shkurtime nga “Opinion”, News24.





