Një delegacion i Komisionit të Venecias, i përbërë nga gjashtë ekspertë, sapo ka mbërritur këtë pasdite në Tiranë. Në këtë mision të tyre dyditor në Tiranë, ata do të angazhohen për të diskutuar me të gjithë aktorët e përfshirë në reformën në drejtësi. Kryetema e bisedimeve do të jetë propozimi i palëve për draftin e ridërguar Komisionit të Venecias.
Konkluzioni final i Komisionit të Venecias do të përgatitet gjatë muajit shkurt. Tatyana Mychelova, zëdhënëse e Komisionit të Venecias, në një deklaratë për mediat tha: “Grupi i ekspertëve në përfundim të takimeve do të dalë përpara medias në një konferencë për shtyp, të premten ora 19:00.”