Ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka deklaruar se Lëvizja Socialiste për Integrim nuk mbeshteste as Partinë Demokratike dhe as Partinë Socialiste, por kërkon një konsunsus të gjërë për reformën në sistemin e drejtësisë. Këtë deklaratë ministri Manjani e bëri gjatë një takimi me studentë të Universitetit të Elbasanit.

Manjani i quajti ndërhyrjet në Kushtetutë si cënim të rëndë të konstitucionalizmit dhe një goditje të besueshmërisë së proçesit. Pyetjes nëse Lëvizja Socialiste për Integrim e gjen veten më afër Partisë Demokratike apo Partisë Socialiste për reformën në sistemin e drejtësisë, ministri i drejtësisë iu përgjigj: “LSI kërkon një konsensus të gjërë dhe nuk është as me njërën e as me tjetrën.”