Opozita është rikthyer në komisionin e Reformës në Drejtësi ku pritet të kalojë ligji i SPAK-ut, i vetmi që ende nuk është miratuar nga paketa e ligjeve të emergjencës.
Thyerja e bojkotit vjen pas dakordësisë opozitë – mazhorancë, me ndërhyrjen e OPDAT-it.
Në një fjalim para deputetëve në Kuvend, një ditë më parë nënkryetari i këtij komisioni, demokrati Oerd Bylykbashi, la të kuptohet se pritet konsensusi.
Pritet që 6 ligjet e emergjencës, 5 prej të cilëve janë miratuar pa PD-në, të kalojnë në seancën e 6 tetorit në Kuvend.





