Kryeministri Edi Rama ka hyrë në një takim me kryeparlamentarin Ilir Meta, takim në të cilin janë prezent edhe ministri i drejtësisë Ylli Manjani dhe disa ekspertë ligjorë të Partisë Socialiste.

Kryeministri Rama ka shkuar të takojë Metën sapo ka dalë nga takimi që kishte me ambasadorin amerikan Donald Lu dhe Romana Vlahutin, përfaqësuesen e Bashkimit Evropian.

Zhbllokimi i ngërçit të miratimit të ndryshimeve kushtetuese të reformës në sistemin e drejtësisë mësohet se është në qendër të bisedimeve.