Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në fjalën e tij në Kuvend ka folur për reformën në Drejtësi dhe efektet e saj në sistem.  

Xhafaj tha se Reforma në Drejtësi është një model suksesi, por është penguar nga opozita.

"Kemi qenë të vetëdijshëm. Reforma në drejtësi model suksesi. S’ka ligj perfekt. Natyrisht s’është herezi nëse pranojmë se jo çdo gjë ka ecur siç duhet. Kjo lidhet me vonesat për ngritjen e institucioneve. Nga kundërshtimet brenda dhe jashtë sistemit. Ka edhe problematika për mungesën e qartësisë në institucione. Nga mbështetja e vonuar për institucionet e reja. Reforma për 30 vite, mall që shitet dhe blihej. Kemi ndërtuar një projekt të ri. Duhet të pranojmë se ata që janë në pritje të vettingut e kanë kthyer dhënie e drejtësisë në dhënie ryshfeti. S’pres vlerësime nga kundërshtarët."