Sipas kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Balla, dje u zbulua skenari i mazhorancës sa i përket reformës zgjedhore. Sipas tij qëllimi i Ramës është që ta trajtojë reformë si mall që shqitet në treg.

“Qëllimi i Ramës është që ta trajtojë reformën zgjedhore si mall që shitet në treg”, tha Bardhi pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së.

Këtu ai iu përgjigj edhe deklaratave të Lulzim Bashës ditën e djeshme.

“Shpreh keqardhjen që një pjesë shumë e vogël e kolegëve konfirmuan dje që janë në këtë tentativë”, tha Bardhi.

Sipas Bardhit po tentohet të digjet komisioni i punës për reformën zgjedhore që të kalohet në pazare.

“Dhe në pazar Rama ka treguar që është më i zoti se çdo njeri tjetër. E bëri në 2020 dhe po tenton ta bëjë edhe tani. Veçse i ka bërë llogaritë gabim”, u shpreh ai.

Bardhi tha se do t’i drejtohet GJK për të kundërshtuar dy ligje, së pari ligjit për ndërtimin e Portit tregtar të Durrësit dhe ligjit për rritjen e tatimit mbi fitimin për profesionistët e lirë.

“Rreth 260 mijë qytetarë që preken nga rritja e tatimit mbi fitimin do të kenë mundësi t’i bashkohen opozitës në këtë iniciativë pasi do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh ai.

Ndër të tjera Bardhi tha se mes deputetëve u diskutua edhe çështja e bashkimit të PD-së.

“Secili koleg ka dhënë mendimin e tij si është mënyra më e mirë për ta forcuar PD dhe kur të kemi konkluzion unë do jem para jush për t’ua komunikuar”, tha Bardhi.