Pas përfundimit të protestës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, i pyetur nga gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se opozita ka treguar vullnet për reformën zgjedhore, ndërsa theksoi se është pro listave të hapura dhe për ndryshim sistemi.

“PD dhe opozita kanë pasur dhe kanë treguar vullnet për reformën zgjedhore. Ajo që ndodhi në 17 maj ishte se PS ka hedhur në herë besimin. Nuk kam parë asnjë sistem amerikan për reformën zgjedhore. Ne do jemi gati për lista të hapura dhe ndryshim sistemi. Për maxhoritar të pastër. Për kufizim të mandateve të deputeteve, të kryeministrit, Por asgjë s’do të ketë kuptim që në krye të jetë kjo qeveri hajdute”, tha Basha.

A do vazhdoni të jeni në krahë të artistëve?

Opozita ka një qëllim që t’u japë fund kushteve që padrejtësia shtyp qytetarët, padrejtësia e ka një emër: Edi Rama. Të gjithë forcat tona në një projekt ndryshimi që merr jetë me votën e shqiptarëve. Rama është investuar të ndalë rrugën europiane të Shqipërisë, dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo i jep një apel të painjorueshëm. Në ditët në vijim PD dhe opozita do të përvijojnë hapat për aksionin. Të shporrim me votë një hajdut kriminel dhe ordiner.

Kur dhe si do largohet Rama? Do riktheheni tek zgjedhorja?

Kemi treguar vullnet, por sot nuk është përgjegjësia jonë. Kanë hedhur në erë besimin. Opozita nuk mund të jetë fasadë. Nuk kam parë asnjë propozim amerikan për sistemin zgjedhor. Asgjë nuk do të ketë kuptim nëse kujdestare e zgjedhjeve është qeveria e Ramës.