Tryeza e Koalicionit të Vëzhguesve Vendore ka mbledhur bashkë kryeministrin Edi Rama, kreun e Kuvendit Ilir Meta dhe atë të opozitës Lulzim Basha. “Korrupsioni zgjedhor” është tema e panelit ku folën të gjithë liderët politikë, si dhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Ambasadori amerikan  e cilësoi mjaft të rëndësishëm dialogun mes palëve për reformën zgjedhore. “Për të arritur reformë të vërtetë, duhet të bëhet edhe më shumë”, tha Lu, i cili vuri theksin edhe në transparencën e financave partiake, ku përmendi hapin e ndërmarrë nga LSI. 

Ai kërkoi nga liderët politikë që të mos vendosin në listat zgjedhore emrat e personave të korruptuar apo inkriminuar, duke e quajtur mjaft të rëndësishëm edhe zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.

Në këtë tryezë ishte i ftuar edhe Presidenti Bujar Nishani, por ai ka munguar.