Forcat e vogla politike janë shprehur kundër rregullimit të sistemit aktual zgjedhor përmes aplikimit të një bonusi për përtinë fituese. Aplikimi i bonusit për fituesin, që do të thotë ‘dhurimi’ i një numri të caktuar deputetësh partisë që fiton numrin më të mdh të votive, ndodh në Greqi, Spanjë, etj.

Për vendet, ku zgjedhjet nuk prodhojnë një shumicë të qartë, aplikimi i bonusit është parë si zgjidhje për të patur një shumicë të qëndrueshme përgjatë mandatit. Një panoramë e tillë ka filluar të konturohet edhe në vendin tonë, ku prej disa mandatesh tashmë asnjë forcë e vetme politike nuk fiton dot shumicën.

Për këtë arsye, komisioni i posaçëm kuvendor për reformën zgjedhore, mes të tjerash, do të marrë në konsideratë edhe aplikimin e bonusit për fituesin ose, siç ka filluar të dëgjohet tashmë, të primit të fituesit. Një gjë e tillë do të ishte komode për forcat e mëdha politike, ndërkohë që forcat e vogla do të humbisnin, pasi ekszistenca e tyre nuk do të ishte më e domosdoshme për krijimin e koalicioneve.

Ka qenë një iniciativë e Partisë Republikane, e cila ka mbledhur një numër forcash të vogla politike, ku janë diskutuar problemet dhe nevoja për të përfshirë edhe oponionin e tyre gjatë hartimit të reformës zgjedhore.