Përmes një kërkese që i është drejtuar autoriteteve më të larta në vend dhe faktorit ndërkombëtar të akredituar në Shqipëri, partitë e vogla kërkojnë korrektim kombëtar të sistemit elektoral. Partitë kërkojnë gjithashtu edhe administratorë jopolitik të komisioneve zgjedhore. Në pritje te nisjes së punës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor nga komisioni i posaçem parlamentar, partitë e vogla forcojnë kërkesat e tyre për korrektim kombëtar të sistemit elektoral, që do të rriste shanset për përfaqësim në parlament të këtyre partive. Partitë i janë drejtuar me këtë kërkesë jo vetëm Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, por edhe kreut të Kuvendit, kryeministrit dhe ambasadorëve të vendeve të BE dhe SHBA në Shqipëri. Partitë e vogla kërkojnë gjithashtu edhe depolitizimin e komisioneve që administrojnë zgjedhjet. Partitë e vogla thanë se në zgjedhjet e fundit morën votat e 25% të votuesve në vend, nderkohe qe nuk u perfaqesuan me deputete.