Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi thotë se Enkelejd Alibeaj nuk mund të jetë bashkëkryetari nga ana e opozitës, në Komisionin për Reformën Zgjedhore.
Në një intervistë televizve, Vokshi u shpreh se bashkëkryetari zgjidhet nga ana e deputetëve të opozitës.
Sipas Vokshit, kryeministri Edi Rama po bën tentativa për “ta vdekur” Komisionin për Reformën Zgjedhore.
“Për çfarë reformë po flasim ne zgjedhore, ku ka një komision Ad Hock, ka dy vjet, nuk ka bërë asnjë punë. Nuk mund të jetë Alibeaj. Çuçi tha që ne nuk mund të vëmë një bashkëkryetar nëse nuk ka konsenus. Konsenus për çfarë?
Nuk e duam konsensusin ne. Ne do bëjmë atë që do PS apo Edi Rama? Nuk ka nevojë për konsensus për të pasur anëtarë të opozitës në Komisionin e Reformës zgjedhor. Janë të përzgjedhurit e deputetëve të opozitës në Parlament ato që caktohen.
Janë tentativa të Edi Ramës për të vdekur një Komision të Reformës Zgjedhore që deri më tani e ka mbajtur pezull dhe nuk ka bërë asnjë punë.
Nuk mund të rrimë më me Enkelejd Alibeajn bashkëkryetar aty, e provuam Enkelejd Alibeajn. Nuk mund të rri Grida Duma akoma anëtare e Komisionit për Reformën Zgjedhore, është turp. Grida Duma, ka një vit që ka dhënë dorëheqjen nga mandati, ajo figuron anëtare e komisionit”, theksoi ajo.