Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Zgjerim në Bashkimin Evropian, Christian Danielsson që erdhi në Tiranë pas krizës politike mes palëve, ku opozita vendosi të djegë mandatet, është takuar sot me krerët e politikës, në kërkim të gjetjes së një zgjidhje për krizën.
Danielsson shkruan në Twitter se është takuar me kryeministri Rama, me të cilin ka zhvilluar një bisedë shumë të hapur ndërsa sqaron se i ka kërkuar atij prova bindëse për përparimin me reformat, që në qershor BE të vendsë në favor të Shqipërisë.
"Një bisedë shumë e hapur me kryeministrin @ediramaal për situatën aktuale politike dhe reformat. Shqipëria duhet të vazhdojë përparimin në të gjitha fushat e reformave, dhe në veçanti luftën kundër krimit dhe korrupsionit, për të na bindur në qershor, kur EU Shtetet Anëtare të BE do të shqyrtojnë përparimin."





