Një 9-vjeçar sirian ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëvarur me bluzën e tij në një kamp refugjatësh në Greqi.
Sipas mediave greke, i mituri është një refugjat i pashoqëruar nga Siria dhe motivet që e kanë shtyrë të ndërmarrë këtë akt të rëndë nuk janë bërë ende me dije.
Ai është shpëtuar në minutën e fundit dhe më pas është transportuar për në spital, ku dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.
Policia do hetojnë nëse ndaj tij është ushtruar dhunë nga refugjatët e tjerë që ndodhen në kamp.