3 dhjetor 2015 – Një refugjat nga Maroku humbi jetën sot në kufirin greko-maqedonas, i zënë nga korenti. Ngjarja ndodhi në një kohë kur tensioni sa vjen e rritet ndërsa emigrantët tentojnë të kapërcejnë kufijtë për të udhëtuar drejt Perëndimit.

Viktima mashkull ka tentuar të ngjitet në një vagon treni, i cili ndodhej nën linjat e tensionit të lartë afër kufirit, ka thënë një zëdhënës i policisë greke. Ai ka prekur kabllot e tensionit të lartë. Të tjerë refugjatë e kanë marrë trupin e tij dhe kanë filluar të protestojnë drejt kufirit duke thirrur ‘Allahu Akbar’, gjersa policia greke është detyruar të përdor gaz lotsjellës për të ndaluar atë.

/portali DurrësLajm/