Sot në Paris u zhvillua sesioni i 40-të i Konferencës së Përgjithshme së Organizatës për Edukim, Shkencë dhe Kulturë i Kombeve të Bashkuara.
Ministri Cakaj konfirmoi në fjalën e tij se Shqipëria mbështet reformat e ndërmarra nga UNESCO për modernizimin dhe transformimin strategjik të organizatës, në mënyrë që të përmbushë, të mbrojë dhe të promovojë në mënyrë edhe më efektive parimet themelore të saj.
"Sot në Paris u mbajt sesioni i 40-të i Konferencës së Përgjithshme së Organizatës për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara!
Në diskutim nënvizuam veçanërisht rëndësinë e edukimit dhe trashëgimisë kulturore e historike në zhvillimin e shoqërive të hapura dhe prosperuese. Theksuam përkushtimin e plotë dhe arritjet e pamohueshme të Shqipërisë në këtë drejtim!
Natyrisht, nënvizuam domosdoshmërinë e patjetërsueshme të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në UNESCO! Denoncuam fushatën dezinformuese të Serbisë ndaj Kosovës dhe e bëmë të qartë edhe njëherë: Shqipëria do të vazhdojë punën e pakursyer për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në UNESCO.", shkruan Cakaj.





