Pak më parë është mësuar se kombëtarja e futbollit nuk do të mund të udhëtojë në pjesën VIP të aeroportit drejt Skocisë. Vetëm 2 ditë më parë kujtojmë që Izraeli e përdori këtë sallë për të mbërritur në Shqipëri.

I pari që reagon për rastin është Petrit Vasili i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai, në një status në “Facebook” sulmon ashpër Ramën duke e quajtur një turp të madh.

“Kryeministër më të marrë Shqipëria nuk do të shohë kurrë më. Ky kryeministër bredh me çartera dhe del nga Vip-i në Rinas për veten e tij, ndërsa djemve të kombëtares jua mbyll derën”, shkruan ai.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit: